Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të diele pranë fshatit Veliternë në Maliq. Mësohet se një automjet tip “Ford” është përplasur me një motomjet, drejtuar nga një 17-vjeçaar.
Si pasojë, të dy drejtuesit e mjeteve janë lënduar dhe janë dërguar menjëherë në spitalin e Korçës, ku ndodhen jashtë jashtë rrezikut për jetën. Fatkeqësisht, njëri prej tyre ka pësuar një dëmtim të këmbës.
Njoftimi i policisë:
Më datë 19.11.2023, rreth orës 18:10, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, pranë fshatit Veliternë, Maliq, automjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin, rreth 17 vjeç.
Për pasojë është dëmtuar drejtuesi dhe pasagjeri i motomjetit, shtetasi, 17 vjeç, të cilët u dërguan për mjekim në spitalin e Korçës.
Me drejtuesin e automjetit, po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./abcnews.al