Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor “Karbunarë-Lushnjë”. Mësohet se një motomjet është përplasur me një biçikletë. Si pasojë, ka humbur jetën drejtuesi i biçikletës.
Ndërkohë, drejtuesi i motomjetit ndodhet në spital, ku po merr ndihmën mjekësore.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 12:15, në aksin rrugor “Karbunarë-Lushnjë”, motomjeti me drejtues shtetasin 61 vjeç, është përplasur me një biçikletë me drejtues shtetasin rreth 50 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ka humbur jetën.
Drejtuesi i motomjetit ndodhet në spital, për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit./abcnews.al