Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Aksident në Lushnje, makina përplas bagëtitë e imëta

schedule20:32 - 3 Nëntor, 2025

schedule 20:32 - 3 Nëntor, 2025

Një automjet tip Ford me targa AB 324 CI i drejtuar nga një 40 vjeçare duke udhëtuar në daljen jugore të Lushnjes ka goditur një tufë me bagëti.

Si pasojë e goditjes disa bagëti të imëta kanë ngordhur ndërsa mjeti ka pësuar dëme materiale. Drejtuesja e mjetit nuk është lënduar dhe po kështu edhe bariu nuk ka qenë në rrugë në momentin e përplasjes.

Policia Rrugore ka mbërritur në vendngjarje per te dokumentuar rastin ndërsa ka disiplinuar trafikun e krijuar nga kjo situatë.



 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!