LEZHË- Një aksident ka ndodhur këtë të diel në fshatin Fishtë të Lezhës. Një furgon me një mjet tip gof janë përplasur me njeri tjetrin në aksin dytësor që lidh fshatin Fishtë me autostradën Lezhë-Shkodër.
Burime në vendngjarje pohojnë se i plagosur ka mbetur vetëm drejtuesi i furgonit, i cili si pasojë e plagëve është transportuar në spital, ndërkohe që në mjetin tip golf me drejtues një prift nuk marrë lëndime.
Dyshohet se shkak i aksidentit të jetë bërë humbja e kontrollit i mjetit golf duke shkaktuar përplasjen e fortë me furgonin. Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.