LEZHË– Dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën mëngjesin e së enjtes në aksin rrugor “Lezhë-Shkodër”
Si pasojë e përplasjes ka mbetur i lënduar njëri prej shoferëve dhe një pasagjere. Ata janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./ abcnews.al