Një aksident i trefishtë ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Laç, ku janë përfshirë dy autovetura dhe një trajler.
Si pasojë e këtij aksidenti, tre persona kanë mbetur të plagosur dhe po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Lezhës.
Fatmirësisht, gjendja e tyre raportohet jashtë rrezikut për jetën. Shkaku paraprak i aksidentit dyshohet të jetë një parakalim i gabuar./abcnews.al