Dy persona kanë humbur jetën për shkak të një aksidenti rrugor në aksin Lezhë-Milot.
Si rezultat i aksidentit rrugor, kane mbetur te plagosur rende dhe kane humbur më pas edhe jetën jeten si pasoje e plageve, drejtuesi i automjetit shtetasi Ramazan Harapi 66 vjeç si dhe Agim Harapi 52 vjeç.
Sipas policisë, shkaku kryesor i aksidentit që i mori jetën drejtuesit Ramazan Harapi dhe pasagjerit Agim Harapi, ishte pozicionimi i gabuar në karrexhatë i automjetit me drejtues 33-vjeçarin Ardit Gjeçi, i cili rezultoi edhe në gjendje të dehur
Po ashtu mendohet se një tjetër shkak kanë qenë edhe kushtet e vështira atmosferike me reshje të dendura të cilat kanë krijuar vështirësi në qarkullim.
Dy automjetet janë përplasur rreth orës 01:30 të kësaj të shtune ndërsa shoferi i dehur është arrestuar në flagrance nga uniformat blu.Grupi hetimor po vijon ndërkohë hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes
/ abcnews.al /

