VIDEO/ Aksident në Lezhë-Milot. Furgoni përplaset me makinën dhe përmbysen jashtë rruge, disa të plagosur

schedule08:36 - 4 Korrik, 2024

schedule 08:36 - 4 Korrik, 2024

Një aksident i dyfishtë është regjistruar mëngjesin e së enjtes në aksin rrugor Lezhë-Milot, pranë fshatit Markatomaj.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:24, ku furgon është përplasur me një makinë dhe kanë përfunduar të përmbysura në një parcelë jashtë rruge.

Nga aksidenti kanë marrë dëmtime dhe janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital 3 persona, njëri prej të cilëve është transportuar në Spitalin e Traumës, për asistencë të specializuar mjekësore

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet dhe rrethanat e aksidentit./abcnews.al