Aksident në Kurbin, shoferja humb kontrollin e mjetit, përplas dy këmbësor dhe shitësen ambulante

schedule17:46 - 6 Maj, 2025

schedule 17:46 - 6 Maj, 2025

Kurbin- Një aksident ka ndodhur pranë Kishës “Shna Ndou” në Kurbin.

Drejtuesja e automjetit tip “Benz” ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka aksidentuar dy këmbësorë, 21 vjeçe dhe shtetasin 39-vjeç, si edhe shitësen ambulante 18-vjeç.

Të dëmtuarit ndodhen në Spitalin Rajonal të Kurbinit, ku po marrin ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po vijon veprimet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!