Aksident në Kuçovë/ Humb jetën drejtuesi 55-vjeçar i zetorit

schedule18:07 - 12 Qershor, 2024

schedule 18:07 - 12 Qershor, 2024

Një aksident ka ndodhur këtë të mërkurë në Kuçovë. Mësohet se një zetor ka dalë nga rruga dhe si pasojë, ka humbur jetën drejtuesi 55-vjeçar.

Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje, ku po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 16:45, në rrugën rurale të fshatit Perondi, Kuçovë, mjeti buqësor zetor që drejtohej nga shtetasi 55 vjeç, ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga, drejtuesi i mjetit, shtetasi ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të daljes nga rruga./abcnews.al