Një aksident ka ndodhur këtë mëngjes në Korçë. Burime për abcnews.al bëjnë të ditur se një makinë ka përplasur një motor.
Si pasojë e përplasjes është plagosur rëndë drejtuesi i motorit. Mësohet se ngjarja ka ndodhur te kryqëzimi i Kamenicës.
I plagosur është dërguar në spital, ku po merr trajtim mjekësor. Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Më datë 12.06.2020, rreth orës 10:10, pranë kryqëzimit të fshatit Kamenicë, janë përfshirë në një aksident rrugor mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A. R., me mjetin tip motor, drejtuesi i të cilit për pasojë është dëmtuar dhe u transportua për mjekim në Spitalin e Korçës.
Me drejtuesin e mjetit tip “Benz” po kryen veprimet e mëtejshme proceduriale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
/abcnews.al