Një aksident është shënuar në afërsi të teatrit të Korçës, ku një mjet i ka zënë këmbën një kalimtari me monopatinë.
Mësohet paraprakisht se mjeti do të hynte në parkim, ndërsa një person me monopatinë ka kaluar para, ku ka mbetur i bllokuar në këmbë.
Do të ndërhyhet për të nxjerrë personin poshtë mjetit e për t’u dërguar në spital me ambulancë. Policia në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave./abcnews.al