Një aksident ka ndodhur në aksin Korçë-Maliq pranë fshatit Symizë.
Një automjet ka përplasur një këmbësor teksa ka qenë duke kaluar rrugën dhe është larguar menjëherë nga vendngjarja.
Mësohet se i aksidentuari është një i ri i moshës rreth 16-vjeç.
Ai është transportuar menjëherë drejt spitalit të Korçës ndërsa nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore.
Policia ndërkohë është vënë në ndjekje të drejtuesit të mjetit dhe ka bërë të mundur arrestimin e tij në lagjen nr. 3 në Korçë.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 04.10.2020, rreth orës 20:40, në fshatin Symiz, shtetasi E. S., rreth 66 vjeç, banues në Korçë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin R. J., rreth 16 vjeç, banues në Symiz, këmbësor në rrugë, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës nën kujdesin intensiv të mjekëve.
Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja, por u kap menjëherë nga shërbimet e policisë në lagjen nr. 3, Korçë, ku më pas u bë shoqërimi i tij në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme proceduriale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
N.D./abcnews.al