Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Aksident në Itali/ Shqiptari humb kontrollin e mjetit dhe përplaset për vdekje, dyshimet e para

schedule19:36 - 2 Janar, 2024

schedule 19:36 - 2 Janar, 2024

Një aksident me vdekje ka ndodhur rreth orës 5 të mëngjesit të sotëm (2 janar) në Kremones të Italisë.

Sipas mediave fqinje, mësohet se një 38-vjeçar me origjinë shqiptare, banues në Gadesco Pieve Delmona, ka humbur kontrollin e mjetit të tij, Volkswagen Golf dhe është përplasur me një parmak.

Përplasja ka qenë fatale për shqiptarin, ndonëse në vendngjarje kanë ndërhyrë menjëherë forcat e policisë dhe zjarrfikësja. Ata u përpoqën të nxirrnin 38-vjeçarin nga rrënojat, por mundën vetëm të konfirmonin vdekjen e tij.



Ndërkohë, policia rrugore ka kryer hetimet e nevojshme në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Dyshohet se shkaku që çoi në vdekjen e 38-vjeçarit ishte rënia e gjumit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!