FIER- Një aksident rrugor ndodhi pasditen e së mërkurës në “bypass”-in e Fierit pranë spitalit Memorial.
Në ngjarje janë përfshirë dy automjete, një “Mercedes” dhe një “Toyota”.
Si pasojë e përplasjes, njëra prej makinave ka përfunduar në kanal, ndërsa tjetra ka pësuar dëmtime në pjesën e përparme.
Nuk ka persona të lënduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar rrethanat e aksidentit./abcnews.al

