Aksident në Fier, disa makina përplasen me njëra-tjetrën

schedule17:49 - 23 Shtator, 2022

schedule 17:49 - 23 Shtator, 2022

Një aksident ka ndodhur në Fier pasditen e sotme, në lagjen “Apolonia” në vendin e njohur si “Zogu i Zi”.

Në aksident janë përfshirë 4 automjete dhe një motor që shërben për shpërndarjen e picave janë përfshirë në aksident.

 

Në vendngjarje ka mbërritur policia e qarkullimit rrugor e cila po kryen verifikimet e automjeteve dhe drejtuesve të mjeteve nëse kanë përdorur alkool apo nëse janë të pajisur me leje drejtimi mjetesh, pasi aksidenti ka ndodhur si pasojë e tejkalimit të normave të lejuara të shpejtësisë.

Si pasojë e aksidentit nuk ka të lënduar. /abcnews.al