Aksident në Fier/ Biçikleta përplaset me motorin, përfundojnë në spital dy drejtuesit

schedule12:42 - 19 Tetor, 2024

schedule 12:42 - 19 Tetor, 2024

Një aksident ka ndodhur këtë të shtunë në Unazën Lindore të qytetit të Fierit. Mësohet se një biçikletë është përplasur me një motor.

Si pasojë, të dy drejtuesit kanë përfunduar në spitalin rajonal të Fierit me plagë të lehta dhe jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, në vendngjarje ka mbërritur policia për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./abcnews.al