Një autoveturë me targë AA293ME ka përplasur një biçikletë dhe për pasojë drejtuesi i saj ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë. Mendohet se biçikleta i ka prerë rrugën makinës.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur në aksin e rrugës kombëtare që lidh qytetin e Elbasanit me ish-Kombinatin Metalurgjik, në afërsi të kompleksit sportiv.
Drejtuesi i biçikletës është përplasur në pjesën e përparme të autoveturës dhe ka përfunduar jashtë rruge. I plagosuri P.B., 57- vjeç është nisur për në spitalin e Traumës në Tiranë pasi gjendja e tij sipas mjekëve për momentin paraqitet kritike.
Elbasan / Informacion paraprak
Në aksin rrugor Elbasan- Metalurgji, shtetasi F.A., 49 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka përplasur shtetasin P.B., 57 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
/abcnews.al