Aksident në Elbasan/ Makina përplaset me mjetin e tonazhit të rëndë, dy të plagosur

schedule08:06 - 25 Mars, 2025

schedule 08:06 - 25 Mars, 2025

Një aksident ka ndodhur afër mesnatës në aksin rrugor Elbasan-Rrethrrotullimi i Bradasheshit.

Një autoveturë e cila dyshohet se po qarkullonte me shpejtësi tej normave të lejuara është përplasur me një automjet të tonazhit të rëndë. Autovetura në tentativë parakalimi ka humbur drejtimin e lëvizjes dhe ka goditur fuqishëm nga pas automjetin tjetër që ishte gjithashtu në lëvizje.

Për pasojë, autovetura është shkatërruar pothuajse plotësisht dhe gomat e para nga goditja me automjetin tjetër kanë “fluturuar” disa metra larg.

Paraprakisht konfirmohet se drejtuesi i autoveturës dhe një person tjetër janë transportuar për në Spitalin Rajonal të Elbasanit, ndërsa policia ka dokumentuar provat në vendin e aksidentit për të përcaktuar shkaktarin e ngjarjes që ndodhi në fshatin Katund i Ri në Njësinë Administrative Bradashesh./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!