Një aksident është regjistruar mbrëmjen e së enjtes në qytetin e Durrësit.
Një automjet është përplasur me një monopatinë me të cilën lëviznin dy të mitur 16-vjeçarë.
Si pasojë kanë mbetur të lënduar dy të mitur, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i automjetit, një 19-vjeçar është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanat e aksidentit./abcnews.al