Një person ka humbur jetën në një aksident rrugor në sektorin “Rinia” në Durrës. Mësohet se drejtuesi i një biçiklete i ka prerë rrugën një furgoni.
Për pasojë ka gjetur vdekjen 45 vjeçari që drejtonte biçikletën. Policia ka shoqëruar shoferin e furgonit deri në sqarimin e rrethanave të aksidentit./abcnews.al