Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë orëve të pasdites këtë të enjte në lagjen nr. 17 në Durrës.
Një mjet i paidentifikuar ka aksidentuar një të mitur të moshës 6 vjeç.
I mituri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Policia ka njoftuar se po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Njoftimi i Policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 09.07.2020, rreth orës 19:00, në lagjen nr.17, Durrës, një mjet ende i paidentifikuar, ka aksidentuar shtetasin e mitur A.B., rreth 6 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit./abcnews.al