Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin nacional Dimal-Lushnje, në fshatin Gajdë.
Një makinë tip “Benz” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.
Drejuesi i mjetit, Lefter Ndrio,75-vjeç dhe bashkëshortja e tij janë nxjerrë nga mjeti pa lëndime nga banorët e zonës.
Burime bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin në kthesë dhe është verbuar nga dritat e makinave përballë.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për rrethanat e aksidentit. /abcnews.al