Aksident në Bilisht/ Makina përplas motorin, një i plagosur

schedule10:25 - 31 Mars, 2023

schedule 10:25 - 31 Mars, 2023

Një aksident është shënuar sot në Bilisht ku një makinë ka përplasur një motor. Për pasojë ka marrë dëmtime drejtuesit i motorit. Sipas informacioneve paraprake, aksidenti ka ndodhur në qendër të qytetit të Bilishtit, pak minuta më parë. Drejtuesi i motorit është dërguar në spitalin e Bilishtit.

Ndërkohë mësohet se tani do të transportohet drejt Korçës për mjekim më të specializuar. Nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore. Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave./abcnews.al