Aksident në autostradën Vlorë-Fier/ Automjeti del nga rruga, lëndohet drejtuesi

schedule14:53 - 22 Tetor, 2024

schedule 14:53 - 22 Tetor, 2024

Një aksident automobilstik është regjistruar mesditën e së martës në autostradën Vlorë-Fier.

Mësohet se një automjet ka dalë nga rruga dhe drejtuesi është lënduar. Nga aksidenti ka dëme të shumta materiale.

I plagosuri u shoqërua me ambulancë në drejtim të Spitalit Rajonal të Vlorës për të marrë ndihmën mjekësore. Policia mbërriti në vendin e ngjarjes për të bërë hetimet dhe përcaktuar shkaqet e aksidentit./abcnews.al