Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në autostradën Tiranë – Durrës, saktësisht në Sukth.
Shtetasi A.Xh, ka humbur kontrollin mbi automjetin që po drejtonte dhe për pasojë ka dalë nga rruga.
Drejtuesi i mjetit është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 19:50, në autostradën Tiranë-Durrës, në Sukth, shtetasi A. Xh., duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Shtetasi A. Xh. është dëmtuar dhe ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.r.t/abcnews.al