Një aksident rrugor ka ndodhur në autostradën Levan-Vlorë, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Për fat të mirë, aksidenti ka shkaktuar vetëm dëme materiale në mjetet e përfshira.
Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e aksidentit ka mbërritur policia, e cila ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e përplasjes.
Si pasojë e aksidentit dhe bllokimit të përkohshëm të qarkullimit, në këtë segment rrugor është krijuar trafik i rënduar. / abcnews.al /

