Aksident në autostradën “Elbasan – Tiranë”, 24-vjeçari humb kontrollin e makinës dhe përplaset me mbrojtëset metalike

schedule11:39 - 21 Gusht, 2023

schedule 11:39 - 21 Gusht, 2023

Foto ilustruese

Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë paradites së sotme në autostradën “Elbasan – Tiranë”, ku një 24-vjeçar ka humbur kontrollon e makinës dhe për pasojë është përplasur me mbrojtësen metalike në anë të autostradës.

Nga përplasja, është dëmtuar 24-vjeçari, i cili po merr ndihmë mjekësore, në spitalin e Elbasanit.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 10:30, në autostradën “Elbasan-Tiranë”, shtetasi , 24 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë, automjeti është përplasur me mbrojtësen metalike, në anë të autostradës. Nga përplasja, është dëmtuar 24-vjeçari, i cili po merr ndihmë mjekësore, në spitalin e Elbasanit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti./abcnews.al