Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës pranë QTU.
Dy makina janë përplasur me njëra tjetrën duke bërë që të lëndohen 2 persona.
Të lënduarit janë nënë e bir.
I riu është transportuar në gjendje më të rëndë drejt spitalit ndërsa raportohet se të dy janë jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin dhe shkaqet e këtij aksidenti./abcnews.al