Aksident në autostradë, kamioni përplas të moshuarin me biçikletë

schedule21:59 - 5 Mars, 2021

schedule 21:59 - 5 Mars, 2021

Një person rreth 65-vjeç është aksidentuar mbrëmjen e sotme rreth orës 21:20, në autostradën Durrës-Tiranë. Ai u përplas nga një kamion i drejtuar nga F. T. I moshuari ishte duke lëvizur me biçikletë. 65-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i kamionit me inicialet F. T. është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./ db/ Abcnews.al