Një aksident ka ndodhur në aksin Vlorë-Llogara. Mësohet se një makinë ka përplasur një këmbësor 60-vjeçar, i cili është dërguar menjëherë në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërsa, drejtuesi i makinës u shoqërua për në komisariat.
Njoftimi i Policisë:
Sot, rreth orës 11:00, në aksin rrugor Vlorë-Llogara, shtetasi duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin 60 vjeç, (këmbësor) i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i automjetit, u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin./abcnews.al

