Një person ka mbetur i plagosur paraditen e sotme në një aksident rrugor në aksin Thumanë -Fushë Krujë. Mësohet se një autoveturë ka goditur nga pas një fugon.
Nga aksidenti ka mbetur i plagosur drejtuesi i Benzit.
Ky i fundit është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, shkak për aksidentin dyshohet të jetë bërë drejtuesi i autoveturës i cili ishte me shpejtësi tej normave të lejuara dhe për pasojë ka goditur nga pas fugonin duke e nxjerrë jashtë rruge./ABC News Albania 24/7