Një aksident është regjistruar pak momente më parë në aksin “Shkodër Shirokë”.
Drejtuesi i motomjetit, një 38-vjeçar ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë janë dëmtuar vetë drejtuesi i motomjetit dhe djali i tij 14-vjeçar, që udhëtonte me të atin. Uniformat blu bëjnë me dije se dy të lënduarit, babë e bir janë dërguar me urgjencë për mjekim në spitalin rajonal të Shkodrës.
Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të shkakut të aksidentit.

