Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Aksident në aksin Shkodër-Lezhë/ Kamioni përplaset me biçikletën

schedule19:50 - 3 Tetor, 2025

schedule 19:50 - 3 Tetor, 2025

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premteje, në aksin rrugor “Shkodër-Lezhë”. Ky drejtuesi i një kamioni ka humbur kontrollin dhe për pasojë është përplasur me një biçikletë. Nga ky aksident ka mbetur i plagosur drejtuesi i biçikletës, i cili është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 19:17, në aksin rrugor “Shkodër-Lezhë”, shtetasi I. M., duke drejtuar automjetin e tij kamion, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka përplasur shtetasin A. V., i cili po lëvizte me biçikletë. Si pasojë, është dëmtuar shtetasi A. V., i cili është jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!