Një aksident fatal ka ndodhur në rrugën nacionale Sarandë-Gjirokastër.
Raportohet se në afërsi të vendit të quajtur Viron një person ka humbur jetën.
Viktima është një 75 vjeçar i cili po kalonte rrugën dhe është goditur nga një automjet. Ai quhet Kosta Kaçi. Gjithashtu është indentifikuar edhe drejtuesi i mjetit që përplasi kalimtarin, emri i të cilit është Imer Rexhep Çuçi.
Gazetari Elton Nika raporton për abcnews.al se Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për shkaqet e aksidentit të cilat janë ende të paqarta.
/abcnews.al