Aksident në aksin Sarandë-Delvinë/ EMRI/ Ndërron jetë biznesmeni i njohur, ish-kryetari i Komunës Livadhja

schedule11:38 - 9 Korrik, 2023

schedule 11:38 - 9 Korrik, 2023

Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në aksin Sarandë-Delvin. Automjeti i drejtuar nga biznesmeni Irodhis Dalani, 61-vjeç, ish-kryetar i Komunës Livadhja është përplasur me një mjet tjetër rreth orës 04.00.

Si pasojë, mësohet se Dalani është plagosur rënë dhe është dërguar menjëherë në Spitalin e Sarandës, ku ka marrë ndihmën e parë. Më pas, është çuar në Janinë, ku nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë. Gjithashtu, drejtuesi i mjetit tjetër, Nesim Bedaj, banues në fshatin Blerimas te Delvines është arrestuar.

Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit. Mësohet se biznesmeni Dalani ushtronte veprimtarinë e prodhimit të djathit dhe kishte dalë herët për të mbledhur qumështin nga fermerët.

Njoftimi i Policisë:

Mëngjesin e sotëm, në vendin e quajtur “Ura e Gajtarit”, në Delvinë, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin I. D., 61 vjeç, banues së Sarandë, është përplasur me automjetin tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin N. B., 26 vjeç, banues në Delvinë.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar të dy drejtuesit e automjeteve, të cilët janë dërguar në spitalin e Sarandës, për të marrë mjekim.

Disa orë pas aksidentit, shtetasi I. D. ka humbur jetën gjatë kohës që po transportohej në Greqi, për mjekim më të specializuar.

Në vijim të veprimeve procedurale, është arrestuar në flagrancë drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi N. B.

Grupi hetimor vijon punën per sqarimin e rrethanave të aksidentit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!