Një aksident automobilistik është regjistruar mbrëmjen e së hënës, rreth orës 18:25, në aksin rrugor “Shkodër-Hoti i Ri”.
Një 61-vjeçar, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe motomjeti ka dalë nga rruga duke u përplasur me një automjet të parkuar.
Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, dhe 61-vjeçare pasagjere të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje, për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./abcnews.al

