Një aksident automobilistik me vdekjen e një personi është regjistruar këtë të shtunë në aksin rrugor Kuçovë-Belsh.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se automjeti që drejtohej nga një 22-vjeçar është përplasur me mbrojtësen metalike të rrugës.
Nga përplasja, ka ndërruar jetë në vendngjarje, një 37 vjeçar, pasagjer në këtë automjet.
Drejtuesi i automjetit, pasi kreu ekzaminimet në spital ku rezultoi pa probleme, u shoqërua në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.
Gjithashtu, kreu ekzaminimet edhe pasagjeri tjetër 14 vjeç, dhe u largua për në banesë, pa probleme.
Paraprakisht dyshohet se shkaku i përplasjes me mbrojtësen metalike është humbja e kontrollit mbi drejtimin e automjetit nga drejtuesi i automjetit./abcnews.al