Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Fier-Patos, ku janë përplasur dy automjete duke shkaktuar tre të lënduar. Konkretisht rreth orës 15:10, një automjet i policisë me një automjet tip “Benz” teksa udhëtonin në kahe të kundërta janë përplasur në afërsi të vendit të quajtur “Kështjella”.
Si pasojë e përplasjes dy efektive të komisariatit të Fierit janë lënduar dhe dërguar në spital ku po marrin ndihmë mjekësore. Nuk dihen rrethanat e aksidentit por paraprakisht nga grupi hetimor për rastin thuhet se reshjet e dendura të shiut që po vijojnë prej mbrëmjes së djeshme, kanë vështirësuar shikueshmërinë në rrugë.
Megjithatë hetimi për shkaqet e aksidentit po kryhet dhe pritet të zbardhe rrethanat e ngjarjes./abcnews.al

