Një aksident në aksin nacional Pogradec- Qafë Thanë ka shkaktuar bllokim të qarkullimit dhe krijimin e një radhe të gjatë automjetesh. Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka pasur viktima.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit si dhe pastrimin e rrugës për normalizimin e qarkullimit. / abcnews.al