ELBASAN– Aksident me vdekje në Elbasan.
Sipas policisë, në aksin rrugor “Peqin-Elbasan”, në fshatin Bradashesh, një 59-vjeçar dyshohet se ka përplasur me automjetin që drejtonte, një këmbësore, 46-vjeçare, e cila për shkak të dëmtimeve ka humbur jetën në spital.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes për sqarimin e rrethanave.


