Një aksident i rëndë është regjistruar gjatë natës, në aksin Milot-Mamurras, në afërsi të pikës së betonit “Kotica”.
Një mjet tip Toyota me targa “AB365BX”, ka dalë nga rruga është përplasur me traversat e rrugës, dhe ka përfunduar në kanal me ujë.
Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën Saber Dunga 45 vjeç, banues në Durrës , Urim Pepa 39 vjeç, banues në Tiranë dhe Nikoll Gjoni, banues në fshatin Gjegjan të Pukës.
Polumbarët kanë mundur të nxjerrin nga uji trupin e tre viktimave.
/abcnews.al/


