Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Milot-Lezhë.
Burime për Abcnews.al bën me dije se një automjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë janë plagosur dy persona të cilët janë dërguar me urgjencë në spital, njeri prej të cilëve ndodhet në gjendje të rëndë dhe për pasojë është transportuar drejt spitalit të Traumës.
Policia ndodhet ne vendin e ngjarjes dhe kane nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti. Dyshohet se shkak ka qenë përdorimi i alkoolit nga drejtuesi i mjetit.
Sakaq për nxjerrjen nga mjeti është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për shkak të dëmtimeve të shumta që kishte pësuar makina tip “Ford”.
/abcnews.al/