Dy persona ndodhen në gjendje të rëndë si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në aksin Librazhd-Prrenjas.
Sipas informacioneve mësohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit qafë Qukës, ku paraprakisht dyshohet se një automjet i tonazhit të rëndë është përplasur me një tjetër makinë.
Sipas pamjeve të siguruara nga ABC News, duket se makina tip “Volswagen Polo” ka përfunduar poshte kamionit.
Mjeti tip “Volsëagen” drejtohej nga shtetasi Xhuljan Çela, i cili është plagosur, por jashtë rrezikut për jetën.
Policia rrugore dhe ekspertët janë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë për shkaqet e aksidentit./abcnews.al