VIDEO/ Aksident në aksin Lezhë-Shëngjin, raportohet për katër të plagosur

schedule18:54 - 25 Mars, 2025

schedule 18:54 - 25 Mars, 2025

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Lezhë-Shëngjin, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar plagosjen e kater personave, tre prej te cileve ne gjendje te rende.

Të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Lezhës për ndihmë mjekësore.

Një mjet Mitsubishi në tentativë për të dalë nga rruga dytësore është përplasur me një mjet tjetër. Një prej shkaqeve kryesore të kësaj përplasjeje ka qenë shpejtësia. Në këtë segment rrugor, u kërkuan masa shtesë edhe pas një aksident të ndodhur pak kohë më parë ku humbën jetën dy persona.

Ndërkohë, trafiku në këtë segment është rënduar për disa minuta, ndërsa forcat e rendit kanë ndërhyrë për të normalizuar qarkullimin.

/ abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!