Një aksident ka ndodhur në aksin Lezhë-Laç. Mësohet se dy automjete janë përplasur njëra me tjetrën dhe si pasojë e goditjes së fortë, njëra nga makinat ka përfunduar në kanal në anë të rrugës.
Sipas burimeve, automjetin që goditi murin rrethues kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët u dërguan në Urgjencën e Spitalit Rajonal të Lezhës. Është dashur ndërhyrja e policisë, punonjësve zjarrfikës dhe banorëve për të nxjerrë të dëmtuarit nga automjeti që përfundoi në kanal.
Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për shkaqet e plota të këtij aksidenti./abcnews.al