Një aksident me vdekje është shënuar në aksin rrugor Lezhë-Laç. Një kamion dhe një mjet bujqësor janë përplasur me njëra-tjetrën pranë kryqëzimit të superstradës me Rrugën e Kombit.
Për pasojë ka mbetur i vdekur drejtuesi i mjetit bujqësor, i identifikuar si Ded Tosku, rreth 65 vjeç. Me drejtuesin e kamionit Shpëtim Bajrami po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./abcnews.al