Dy furgonë janë përplasur në aksin Levan-Tepelenë. Aksidenti ka ndodhur në Buzëmadh të Cakranit.
Dyshohet se përplasja u shkaktua nga manovra e gabuar e njërit prej drejtuesve.
Si pasojë e aksidentit është dëmtuar një prej drejtuesve, i cili u transportua në spital për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu në spital kanë shkuar për kontroll mjekësor dhe 6 pasagjerë që udhëtonin me 2 furgonat.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit./abcnews.al