SHQIPËRI– Një aksident rrugor ka ndodhur te mbikalimi i Patokut dhe për pasojë dy persona kanë mbetur të lënduar.
Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, në aksin rrugor Laç-Milot. ABC News ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes, ku një autoveturë është përplasur me një autobus.
Fatmirësisht nga pasagjerët e autobusit nuk ka patur të lënduar, ndërsa te plagosurit ne autoveturë janë dërguar me autoambulancë në spitalin e Traumës.
Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave/abcnews.al

