Aksident në aksin Korçë-Pogradec/ Përplasen dy mjete, shoferi i njërës prej tyre largohet nga vendngjarja

schedule20:39 - 2 Shtator, 2024

schedule 20:39 - 2 Shtator, 2024

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në aksin Korçë – Pogradec. Mësohet se dy mjete janë përplasur me njëra tjetrën, edhe si pasojë njëra prej tyre ka përfunduar në kanal.

Sakaq, raportohet se nuk ka të lënduar, ndërsa drejtuesi i mjetit tip ‘Audi’ është larguar nga vendngjarja.

Ndërkohë, policia po heton për rrethanat e aksidentit, si edhe ka nisur kërkimet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit që është larguar./abcnews.al